Balla në Berlin: Mjedisi, ndër kapitujt më sfidues për procesin e integrimit europian

Nga D. V.
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë qëndrimit në Berlin zhvilluan një takim me Rita Schwarzelühr-Sutter, Sekretare Shteti në Ministrinë Federale të Gjermanisë për Mjedisin, Klimën, Konservimin e Natyrës dhe Sigurinë Nukleare.

Balla informoi se në takim u diskutua mbi avancimin e Shqipërisë në negociatat me Bashkimi Evropian, me fokus të veçantë në Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.

Ai e cilësoi këtë një nga kapitujt më sfidues dhe kyç për procesin e integrimit.

“Gjermania është mbështetës kryesor në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe ne jemi mirënjohës për partneritetin e fortë në avancimin e reformave dhe arritjen e standardeve të BE-së”, tha Balla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër