Prezantohet pakoja, Kurti: Situata me mbeturina serioze

Nga D. V.
317 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja në detyrë Fitore Pacolli, kanë prezantuar pakon e re për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në gjithë vendin, raporton Ekonomia Online.

Në këtë prezantim u shpalosën masat konkrete dhe veprimet institucionale për mbrojtjen e mjedisit, pastrimin e hapësirave publike dhe adresimin e ndotjes nga deponitë ilegale.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se situata me mbeturina është bërë serioze, duke shtuar se lirisht mund të thuhet se kemi një emergjencë.

“Mbledhja e mbeturinave kërkon harmoni dhe ekuilibër institucional gjë e cila nuk është lehtë e arritshme. Sot kemi një situatë me mangësi serioze në sektorin e mbeturinave. Kemi bërë gati projektligjin e ri për mbeturinat. Situata me mbeturina është bërë serioze e kjo sidomos nga hapësirat që nuk mbulohen nga askush. Lirisht mund të themi se kemi një emergjencë. Sot jemi këtu për të shpallë një paketë të emergjencës në fushën e mbeturinave, aksionin kundër mbeturinave. Ky aksion ka për qëllim të arrijë dy efekte e para të intervenoj në vendet ku heqja e mbeturinave rrezikon shëndetin. Po ashtu, kërkon të shtrojë një rrugë të re, ku qeveria nuk rri duarkryq por është prijëse e organizimit”.

“Që aksioni  të rezultojë i suksesshëm janë paraparë pesë marrëveshje me kompani. Buxheti i paraparë nga Qeveria është një milion euro. Parashihet largimi i 500 deponive ilegale. Presim që gjatë kohës sa zhvillohet aksioni presim të kemi inspektorë që të vejnë në zbatim ligjin aktual për mbeturinat, nëpërmjet parimit ndotësi paguan”, ka thënë mes tjerash sot Kurti.

Ministrja në detyrë e këtij dikasteri Fitore Pacolli, ka thënë se sot po lansojnë pakon më të madhe për largimin e mbeturinave.

Sipas Pacollit, janë ndarë 1 milion euro për këtë pako, e cila është më e madhja për largimin e deponive dhe mbulon hapësirat jashtë kufijve të vendbanimeve.

‘’Po lanësojmë pakon më të madhe ndonjëherë për largimin e mbeturinave. Aksion gjithëpërfshirës shtetëror. Ky program bazohet në këto shtylla; Pastrimin e hapësirave jashtë kufijve të vendbanimeve, shtimin e kapaciteve inspektuese, dhe vendosja e pakompromis e sistemit të gjobitjes dhe pagesës së shpenzimeve, si dhe strategjinë e karotës dhe shkopit për komunat. Nga sot po fillojmë me patrullime të shtuara. Në rast se zonat urbane nuk pastrohen, ne do të marrim masa më të ashpra ligjore edhe ndaj vetë institucioneve, përfshirë edhe komunat. Nga sot ne po lansojmë strategjinë e karotës dhe shkopit, që do të thotë, nëse komunat perfumojnë dhe përmbushin standardet për menaxhimin e mbeturinave ato do të mbështeten përmes një pakoje të veçantë, por në rast se komunat nuk do të performojnë, atëherë do përdoret shkopi, pra ndëshkimi i rreptë financiar i tyre”.

“Janë nënshkruar marrëveshje me kompanitë rajonale në Kosovë. Ne po synojmë largimin e rreth 500 deponive të mbeturinave në mbarë Kosovën. Nuk do të ketë tolerancë për dëmtuesit e natyrës. Çdo ndotës do të përballet me forcën e ligjit” deklaroi ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër