Mickosi premton se do të zgjidh kërkesat e studentëve shqiptarë, akuzon BDI-në për 20 vite mos-zgjidhje

Nga D. V.
573 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 Maj, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, sot premtoi se qeveria të cilën e udhëheqë ai do t’i gjejë zgjjidhje për kërkesat e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, e ndërkohë e akuzoi partinë opozitare shqiptare se nuk i zgjidhi të njëjtat gjatë 20 viteve sa ishte në pushtet.

“Gjithashtu dënoj sjelljen e partisë opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse ata patën mundësinë në 20 vitet e fundit t’i zgjidhnin këto çështje dhe për fat të keq nuk bënë asgjë, por zgjidhën çështje personale,” u tha Hristijan Mickoski, sot gazetarëve raporton vecer.mk.

“Dhe, nëse krahasojmë, ata kaluan nga minjë grryes në milionerë mbi bazën e sloganeve kombëtare dhe mbi bazën e njerëzve që po luftojnë si i pari me të parin derisa të mbarojë muaji,” citohet të ketë thënë Mickoski, për të premtuar zgjidhje të kërkesave të studentëve për gjuhën shqipe.

“Ne jemi një qeveri e përgjegjshme, problemet duhet të zgjidhen, ne kemi zgjidhur qindra probleme dhe edhe ky do të zgjidhet”, tha ai, pa dhënë ndonjë detaj se në çfarë mënyre do të plotësohen kërkesat e shumta të studentëve, përtej provimeve për licencat e nevojshme të fakulteteve të ndryshme për t’u futur në tregun e punës profesionale e deri tek mos-zbatimi aktual i përdorimit të gjuhës shqipe nëpër institucionet e vendit. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër