Vera Kulturore e Çairit 2026

Nga D. V.
546 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 maj, Zhurnal.mk – Komuna e Çairit prezanton “Vera Kulturore e Çairit 2026”, një program njëmujor me aktivitete kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese për të gjitha gjeneratat.

Nga 1 deri më 30 qershor, Çarshia dhe hapësira të ndryshme në territorin e komunës do të shndërrohen në qendra të kulturës, traditës, muzikës dhe kreativitetit, përmes një serie aktivitetesh që synojnë gjallërimin e jetës publike dhe promovimin e vlerave kulturore.

“Vera Kulturore e Çairit 2026” vjen si një manifestim që bashkon qytetarët dhe e kthen Çairin në një hapësirë takimi, festimi dhe përjetimi kulturor gjatë gjithë muajit qershor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër