Bashkëpunim me Zvicrën për forcimin e vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesa

Nga D. V.
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 maj, Zhurnal.mk – Shqipëria dhe Zvicra do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile dhe sigurisë së ndërtesave përmes një projekti të ri që synon përmirësimin e sistemit të vlerësimit të dëmtimeve pas fatkeqësive natyrore.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber nënshkruan marrëveshjen për projektin e vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesa.

Marrëveshja do të zbatohet nga Instituti i Ndërtimit me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Marrëveshja synon forcimin e sistemit kombëtar për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa, përmes unifikimit të standardeve teknike, trajnimeve profesionale dhe rritjes së bashkëpunimit institucional në situata emergjente.

Ajo parashikon gjithashtu rritjen e kapaciteteve teknike dhe ekspertizës profesionale, me qëllim përmirësimin e sigurisë publike, qëndrueshmërisë së ndërtesave dhe reagimit pas fatkeqësive natyrore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër