Shtip, 20 maj, Zhurnal.mk – Një mesazh: “Mos i trego askujt për këtë, se do ta hash edhe më keq. A më kuptove?”, “Mirë”. Një tjetër mesazh: “Nesër në 7, përsëri?”, “Po”. Kështu nxënëse të shkollës fillore “Vanço Përke” nga Shtipi, të moshës 12 deri në 14 vjeç, përmes mesazheve në Viber i caktonin rrahje një bashkëmoshatareje 12-vjeçare. E thërrisnin që ta rrihnin. Ajo e dinte çfarë e priste dhe vinte me vetëdije në takimet e caktuara – nga frika se dhuna do të bëhej edhe më e rëndë, tregojnë komunikimet në Viber në të cilat kishte qasje Kolegium.mk.
&mund të shqiptojmë”, thotë drejtori Kokan Radev për Kolegium.mk.
Dy nxënëse nga ato që morën pjesë në rrahje vetë kanë kërkuar të transferohen në paralel tjetër dhe në ndërrim tjetër. Si me autorët e dhunës ashtu edhe me viktimën kanë punuar psikologu dhe pedagogu i shkollës. Qëllimi ka qenë të ndiqen ndryshimet në sjelljen dhe gjendjen e tyre emocionale dhe, nëse ka, mësimdhënësit të sinjalizojnë me kohë.
Por, a do të kenë efekt këto masa?
“Në këtë rast – po, por nëse do të jenë mësim edhe për nxënësit e tjerë që të mos përdorin dhunë, nuk mund ta garantoj”, thotë drejtori i shkollës në Shtip.;
