Haradinaj: Në qeverisjen e Ardian Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 maj, Zhurnal.mk – Gjatë vizitës në fermën bujqësore të Muharrem Hotit dhe Imer Durakut, në kuadër të aktivitetit “Korr e ha n’katun” në Krushë të Madhe, u vlerësua nga afër puna dhe përkushtimi i madh i fermerëve në zhvillimin e bujqësisë vendore.

Gjatë këtij takimi, u prezantuan edhe planet qeverisëse të Ardian Gjinit për sektorin e bujqësisë dhe mbështetjen që do të ofrohet për fermerët në të ardhmen.

Gjithashtu u theksua se kryetari Smajl Latifi ka qenë vazhdimisht pranë fermerëve, duke i mbështetur edhe në periudha kur mungonte përkrahja e nevojshme institucionale nga niveli qendror.

Në këtë kontekst, u ritheksua se në qeverisjen e Ardian Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale, me synim fuqizimin e prodhimit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër