Mbështetja e KE-së, Bekim Sali: Evropa po investon në të ardhmen tonë

Nga D. V.
632 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 maj, Zhurnal.mk – Komisioni Evropian ka miratuar këstin e ri prej 65,7 milionë euro për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Mekanizmit për Reforma dhe Rritje.

Kjo mbështetje përfaqëson një konfirmim të fuqishëm se shteti po avancon me sukses reformat dhe po realizon prioritetet kyçe në fushën e digjitalizimit, arsimit dhe zhvillimit institucional në përputhje me standardet evropiane.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e mirëpriti vendimin e Komisionit Evropian, duke theksuar se ky është një sinjal i rëndësishëm besimi dhe vlerësimi për agjendën reformuese të vendit.

“Integrimi evropian nuk është më vetëm aspiratë politike. Sot ai po shndërrohet në investime konkrete, mbështetje dhe mundësi reale për qytetarët tanë”, deklaroi ministri Sali.

Këto mjete paraqesin motiv shtesë për vazhdimin e reformave, forcimin e institucioneve dhe përshpejtimin e rrugës evropiane të vendit.

Ministria për Çështje Evropiane mbetet plotësisht e përkushtuar në koordinimin efektiv të proceseve reformuese dhe në sigurimin që mbështetja evropiane të përkthehet drejtpërdrejt në standard më të mirë jetese dhe më shumë mundësi për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër