U infektua me Ebola në Kongo/ Mjeku amerikan dërgohet për trajtim mjekësor në Gjermani

Nga Xh M
508 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kongo, 20 maj Zhurnal.mk – Një mjek amerikan, i cili është prekur me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, ka fluturuar për në Gjermania për mjekim, bashkë me gruan dhe katër fëmijët.

Njoftimi vjen teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për “shpejtësi të madhe” të përhapjes së sëmundjes.

Autoritetet kanë raportuar për të paktën 139 vdekje të dyshuara dhe për më shumë se 500 raste të prekjes me llojin Bundibugyo të sëmundjes, për të cilin nuk ka vaksina.

Shpërthimi i cili është përhapur në zonat urbane, është shpallur emergjencë e shëndetit publik që kërkon përgjigje ndërkombëtare.

Mjeku Peter Stafford, një kirurg dhe lideri i grupit “Serge”, ka deklaruar se ai pavetëdije kishte trajtuar një pacient që ishte i prekur me Ebola, para se shpërthimi i sëmundjes të kuptohej.

Gruaja e tij, Rebekah Stafford, po ashtu mjeke, dhe fëmijët e tyre, po vëzhgohen për simptoma të mundshme.

Kirurgu i infektuar nuk mund të qëndronte në këmbët e tij kur ishte nisur për në Gjermani, sipas dy zyrtarëve të grupit ku ai punon.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se organizata e vlerëson rrezikun e epidemisë “të lartë në nivelet nacionale dhe rajonale, dhe të ulët në nivel global”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër