Tetovë, 20 maj Zhurnal.mk – Kishte ardhur për të ndjekur ofertat e shkollave të mesme, por bashkë me shoqen e saj, Erda tanimë e kishte idenë se ku do ta vazhdonte arsimimin. Ajo do t’i ndjekë studimet për teknologjinë informatike, me qëllim që të krijojë diçka që do t’u shërbejë brezave të ardhshëm.
“Shkencat kompjuterike. Sepse dua të bëj një aplikacion dhe të filloj një biznes. Por kjo do jetë e mirë edhe për të tjerët që do vijnë pas jo vetëm për neve”, tha Erda Iseni Shabani, Nxënëse.
“Unë do vazhdoj në mjekësi për teknik dhëmbësh. Mendoj se buzëqeshja jonë ka shumë rëndësi dhe ndikim tek njeriu”,deklaroi nxwnwsja Lea Musa.
Nuk mungonin ofertat nga shkollat, por mungonte interesimi për shkollat profesionale. Drejtorët e shkollave profesionale thonë se ofertë ka, por ende interesimi vazhdon të jetë i dobët.
“Ne kemi ofertën për 250 nxënës por zakonisht vijnë nga 130 viteve të fundit, nuk shkon në rritje numri mbetet “status quo”, për tre vite, edhe pse mendojmë se ofertën dhe punën që bëjnë profesorët ia vlen të kemi më shumë nxënës”, tha Muzafer Livareka. Drejtor i Sh.M Tekstile.
“Te shkolla jonë ka interesim të madh sidomos në drejtimin e vitit të kaluar që hapëm, marketingu digjital, këtu ka interesim tejet të madh”, U shpreh Hava Hasani. Drejtoreshë e Sh.M. Ekonomike
Këtë vit në pesë shkollat e mesme komunale dhe dy shtetërore në Tetovë, gjithsej pritet të regjistrohen 1890 në 49 paralele në gjuhën shqipe, 9 paralele në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën turke.
