Melinda Ademi me projekt internacional, sjell së shpejti bashkëpunimin me reperin algjerian Didine Canon 16

Nga D. V.
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reperja e njohur shqiptare Melinda Ademi duket se po përgatit një tjetër projekt të rëndësishëm muzikor, kësaj radhe me një emër me famë ndërkombëtare nga skena algjeriane.

Përmes një postimi në Instagram, Melinda ka zbuluar se po vjen me bashkëpunim me reperin e famshëm algjerian Didine Canon 16, duke e paralajmëruar këngën e re me titull “Heke”.

Në foton e publikuar, Melinda shfaqet krah Didine Canon 16, ndërsa në përshkrim ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një këngë të re që do të jetë pjesë e albumit të saj “Bad Diva”, i cili pritet të publikohet së shpejti.

“HEKE X @didine.canon16.off – new song from BAD DIVA, the Album… dropping soon”, ka shkruar ajo, duke shtuar edhe hashtagët përkatës të projektit.

Ndërkohë, në komente ka reaguar edhe vetë Didine Canon 16, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi tashmë është i konfirmuar dhe i gatshëm për publikun.

Ky duet pritet të sjellë një kombinim interesant të stilit të Melindës me energjinë e skenës algjeriane, ndërsa fansat kanë nisur menjëherë reagimet dhe pritjet për publikimin e “Heke”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër