Shkup, 21 maj Zhurnal.mk – Oda e gjeodetëve në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë promovuan sot fushatë që adreson problematikat që hasin qytetarët gjatë blerjes së pronave, veçanërisht banesave që janë në ndërtim.
“Fushata titullohet, “Kontrollo, vërteto, posedo! Prona jote, siguria jote.”. Dhe, pikërisht pas kësaj fshihen problemet e detektuara, të cilat i targetojmë përmes kampanjës, zgjedhja e së cilave është me interes për çdo qytetarë, sipërmarrësisë në përgjithësi, por edhe vet shtetit.”.
Nga Oda e gjeodetëve deklarojnë se në shumë raste ndodh që në realitet banesa të ketë 100 metra katrorë, ndërsa në fletëpronësi të evidentohen vetëm 70.
“Ajo që e posedojnë duhet të jetë në mënyrë identike e evidentuar edhe në kadastrën e patundshmërive, normalisht nëse ka ndonjë dyshim nga ana e pronarëve, duhet të paraqiten në kompanitë e licencuara gjeodezike. Tani kur është shumë kaq aktuale çështja e çmimeve të patundshmërive, posaçërisht e banesave, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytetet e tjera të mëdha, kur pronarët futen në investime të mëdha, bëjnë diçka, bëhet fjalë për shumë minimale, të cilën duhet ta paguajnë për t’i mënjanuar këto problematika.”.
Me këtë iniciativë pritet të përmirësohet rregullimi ligjor i pronave dhe të rritet vetëdija publike që me kohë të kontrollohen të drejtat pronësore, si themel për posedueshmërinë e pronësisë. Fokusi kryesor është që me pronën të udhëhiqet në mënyrë të përgjegjshme, veçanërisht gjatë procesit të shitblerjes, tjetërsimit dhe posedimit me pronat.
