Hoxha në Suedi, merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s

Nga D. V.
266 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 maj, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Helsingborg të Suedisë ku ka nisur takimi jozyrtar i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Ky takim përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Ankara, më 7–8 korrik 2026.

Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate pritet të diskutojnë prioritetet kryesore për forcimin e Aleancës, ndarjen më të drejtë të barrës, si dhe vijimin e mbështetjes për Ukrainën.

Ministri do të rikonfirmojë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave të NATO-s dhe forcimit të sigurisë kolektive, si edhe rritjen progresive të investimeve në mbrojtje.

Në planin rajonal, Ministri Hoxha do të theksojë rëndësinë e ruajtjes së vëmendjes strategjike të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër