Zjarr i madh në Gostivar, digjen traktor, veturë dhe pjesë të marketit

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 22 maj, Zhurnal.mk – Një zjarr i madh ka shpërthyer në një market në Gostivar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas policisë, zjarri ka përfshirë hapësirën ku mbaheshin ambalazhe dhe paketime kartoni në rrugën “Bregu i Vardarit”.

“Nga zjarri janë dëmtuar një traktor IMT 539, një veturë ‘Volkswagen Passat’, dy kondicionerë, një gjenerator dhe një pjesë e fasadës së objektit”, thuhet në raport.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

artikuj të ndërlidhura