Anne Hathaway mohon ndërhyrjet estetike: Pamja ime ndryshoi vetëm falë stilimit të flokëve

Nga D. V.
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Anne Hathaway ka reaguar për herë të parë ndaj spekulimeve se i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, pasi paraqitja e saj e fundit shkaktoi debat të madh në rrjetet sociale.

Aktorja 43-vjeçare sqaroi se ndryshimi në pamjen e saj nuk kishte lidhje me kirurgjinë, por me një teknikë të thjeshtë stilimi flokësh.

Në një video të publikuar në Instagram, stilisti i saj Orlando Pita tregoi se si përdorte dy gërsheta të fshehura pranë tëmthave për të krijuar efekt ngritjeje në fytyrë, shkruan DailyMail.

Në një intervistë për revistën ELLE UK, Hathaway pranoi se reagimet dhe komentet në internet u bënë “shpërqendruese”, duke shtuar se njerëzit shpesh nxjerrin përfundime pa e ditur të vërtetën.

Megjithatë, ylli i filmit The Princess Diaries tha se nuk e përjashton mundësinë e një ndërhyrjeje estetike në të ardhmen, duke theksuar se këto janë “vendime të mëdha mjekësore” dhe personale.

Ndërkohë, aktorja ka rikthyer rolin e saj si Andy Sachs në vazhdimin e shumëpritur të The Devil Wears Prada 2, duke e cilësuar eksperiencën si emocionale dhe një rikthim të veçantë pas gati 20 vitesh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër