Masat për sezonin turistik veror, mblidhet Komiteti Rajonal për Zhvillimin e Turizmit

Nga Xh M
272 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Voskopojë, 22 maj Zhurnal.mk – Në Voskopojë u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit për sezonin veror 2026, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe qendrore, si edhe të zv.ministrit të Punëve të Brendshme, Xhemal Qefalia.

Takimi u organizua me fokus koordinimin e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe rritjen e standardeve të shërbimeve në Qarkun Korçë.

Gjatë takimit u vlerësua potenciali turistik i zonës dhe rëndësia e koordinimit mes institucioneve për një sezon veror të sigurt dhe të suksesshëm.

“Në kohën e sezonit të turizme kërkohet një angazhim dhe një koordinim i të gjithë sektorëve. Të ballafaqohemi edhe të bëhemi gjithë bashkë që numri i turistëve dhe turistët të jenë të kënaqur për mënyrën e shërbimit, e pritjes, e mënyrës se si do ju qasen objektet kulturore, historike për ta bërë atraktive gjithë kohën e qëndrimit të tyre në në qarkun e Korçës”, tha Xhemal Qefalia, Zv.ministër i Punëve të Brendshme.

“Patjetër që në këtë proces një rol kryesor luajnë bashkitë e qarkut. sepse ato ndikojnë drejtpërdrejt në infrastrukturë, në ndriçim, në promovimin e aktiviteteve kulturore, artistike, sportive, në publikimin e këtyre aktiviteteve dhe në funksionimin e zyrave të informacionit turistik”, tha Florinda Zegullaj Prefekte e Qarkut Korçë.

Gjatë mbledhjes u diskutua për sigurinë publike dhe turistike, menaxhimin e flukseve të vizitorëve, mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e trashëgimisë kulturore e natyrore. Takimi u mbyll me angazhimin e institucioneve për të vijuar bashkëpunimin dhe masat konkrete në funksion të një sezoni turistik sa më të sigurt dhe të suksesshëm për Qarkun Korçë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër