Incident në parlamentin grek, zv/ministrja e Shëndetësisë ndihet keq; dërgohet me urgjencë në spital

Nga Xh M
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Athinë, 22 maj Zhurnal.mk – Një incident shëndetësor ka shkaktuar shqetësim ditën e sotme në ambientet e Parlamentit të Greqisë, pasi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eirini Agapidaki, është ndjerë keq gjatë seancës.

Sipas raportimeve të Protothema.gr, Agapidaki ka shfaqur gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa mjekët kanë konstatuar gjithashtu nivel të ulët të oksigjenit në gjak.

Menjëherë pas incidentit, ajo është dërguar në infermierinë e Parlamentit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Pak minuta më vonë, në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e shërbimit emergjent grek EKAB, e cila e ka transportuar drejt spitalit “Evangelismos” në Athinë për kontrolle dhe monitorim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve paraprake, transportimi në spital është bërë kryesisht për arsye parandaluese dhe gjendja e saj shëndetësore nuk konsiderohet shqetësuese.

Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare më të detajuar nga Ministria greke e Shëndetësisë apo nga vetë kabineti qeveritar, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi gjendjen e zv/ministres.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër