Rënie e transportit rrugor të mallrave në tremujorin e parë të vitit 2026

Nga Xh M
239 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 maj Zhurnal.mk – Në Maqedonia e Veriut është regjistruar rënie e sasisë së mallrave të transportuara në transportin rrugor gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor është zvogëluar për 19.4 përqind.

Rënie është shënuar edhe në transportin postar, ku ulja arrin në 31.7 përqind në krahasim me tremujorin e parë të vitit paraprak.

Nga ana tjetër, statistikat tregojnë rritje në sektorët e tjerë të transportit. Transporti hekurudhor i mallrave ka shënuar rritje prej 14.2 përqind, ndërsa transporti ajror është rritur për 34.1 përqind.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër