Të mitur pas timonit dhe shoferë të dehur, policia privon nga liria 18 persona

Nga Xh M
266 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 maj Zhurnal.mk – Policia gjatë 24 orëve të fundit ka privuar nga liria 18 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve në territorin e vendit. Sipas autoriteteve, 12 prej tyre kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa pesë kanë qenë të mitur.

Katër shoferë janë kapur duke drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy të tjerë kanë qenë njëkohësisht pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit.

Rastet më të shumta janë regjistruar në Shkup dhe Kërçovë, ku janë ndaluar edhe disa të mitur pas timonit.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale dhe apelojnë për respektim të rregullave në komunikacion.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër