Granit Osmani pyet: A do të marrë pjesë Ali Ahmeti në tubimin në mbështetje të Vuçiqit në Kumanovë?

Nga B.M
237 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 maj, Zhurnal.mk – Në Kumanovë sot mbahet një tubim i organizuar nga shoqata “Paqe, Harmoni, Stabilitet”, në mbështetje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić.

Ndaj kësaj ka reaguar ish-ushtari i UÇK-së, Granit Osmani, i cili në një status në rrjetet sociale ka shkruar:

“A do të marrë pjesë Ali Ahmeti në tubimin në mbështetje të mikut të tij Vuçiqit në Kumanovë?”

Kjo deklaratë vjen në kontekstin e raporteve politike dhe afërsisë që është përmendur ndër vite mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe presidentit serb Vuçiq, veçanërisht për faktin se të dy kanë qenë mbështetës të iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, projekt që ishte promovuar si platformë për bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje më të lirë në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër