Gashi: Komuniteti vllah ishte dhe do të mbetet një pjesë e rëndësishme e mozaikut kulturor të vendit tonë

Nga B.M
167 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 maj – Kryeparlamentari Afrim Gashi sot dërgoi urim me rastin e 23 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Vllehëve, duke theksuar se komuniteti vllah ishte dhe do të mbetet një pjesë e rëndësishme e mozaikut kulturor të vendit tonë.

“Me rastin e Ditës së Vllehëve, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë pjesëtarët e komunitetit vllah. Kjo ditë paraqet një mundësi të veçantë për të afirmuar vlerat e bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe ruajtjes së identitetit kulturor e gjuhësor të të gjitha komuniteteve. Komuniteti vllah ka qenë dhe mbetet pjesë e rëndësishme e mozaikut kulturor të vendit tonë”, theksoi Gashi.

Ai shtoi se Kuvendi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike.

“Kuvendi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike, në frymën e barazisë, tolerancës dhe respektimit të diversitetit. Urime Dita e Vllehëve!”, citohet në urimin e kryeparlamentarit.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër