30 ditë paraburgim për shoferin nga Kosova pas aksidentit tragjik në Shkup ku humbën jetën katër persona

Nga Xh M
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 maj Zhurnal.mk – Gjykata Themelore Penale në Shkup i ka caktuar 30 ditë paraburgim shtetasit kosovar B.B. (76), i cili drejtonte kamionin që u përplas me një veturë në aksidentin tragjik në unazën e Shkupit, mes mbikalimit të Vizbegovës dhe nyjës së Mirkovcit, ku humbën jetën katër persona.

Paraburgimi është kërkuar nga Prokuroria Themelore Publike, ndërsa masa është shqiptuar mbrëmjen e djeshme për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë për përsëritje të veprës penale, njoftuan nga Gjykata.

Në aksident humbën jetën 20-vjeçarët Marko Gjorgjievski, Petar Milanov dhe Adam Velkov, si dhe 51-vjeçari Riste Velkov, bariton operistik dhe babai i Adam Velkovit.

Shtetasi kosovar dyshohet për “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërsa sipas Prokurorisë, ai nuk e kishte përshtatur shpejtësinë dhe nuk kishte respektuar rregullat e trafikut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër