317
Veles, 23 maj Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë të vlerësuar prej 4.1 ballësh sipas shkallës Rihter ka goditur zonën e Velesit, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët që e ndjenë lëkundjen.
Tërmeti ka qenë me kohëzgjatje të shkurtër, por mjaftueshëm i fortë për t’u ndjerë nëpër shtëpi, ndërsa banorët raportojnë për dridhje të mobiljeve dhe lëkundje të lehta të objekteve.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.
