Rikthimi në Drenicë: LDK-ja hap zyrë në Skenderaj pas 17 vjetësh

Nga Xh M
258 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Skenderaj, 23 maj Zhurnal.mk – Pas 17 vitesh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka rihapur zyrën e saj në Skenderaj, në një organizim ku morën pjesë drejtues të partisë, anëtarë dhe mbështetës të shumtë.

Nga përfaqësuesit e LDK-së u tha se rihapja e zyrës synon shtrirje dhe organizim më të madh të partisë në këtë komunë.

Njëherësh, në këtë organizim ishte i pranishëm edhe Gani Geci, i cili foli për Klan Kosova lidhur me rëndësinë e rikthimit të LDK-së në Skenderaj.

“Që nga viti 1989 këtu është hapur zyra e parë, ndërsa nga viti 2006 janë mbyllur zyrat pasi kishte ndodhur një thyerje, e cila kishte lënë pasoja. Tani është rihapur zyra e LDK-së dhe kjo rihapje do të thotë shumë për Drenicën”, tha ai mes tjerash.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër