Dramë në Radovish, digjet objekt i një ish-fabrike

Nga Xh M
479 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Radovish, 24 maj Zhurnal.mk – Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Radovish, ku është përfshirë nga flakët një objekt i një ish-fabrike, raportojnë banorë të qytetit dhe publikime në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të para, zjarri është përhapur me shpejtësi nëpër objekt, ndërsa mbi qytet është ngritur një re e dendur tymi, e dukshme nga disa lokacione.

Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për shkaqet e zjarrit, as informacione nëse ka persona të lënduar apo sa është dëmi material.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe video dhe fotografi ku shihet zjarri i fuqishëm dhe tymi i madh që ngrihet mbi objektin industrial.

Nga institucionet kompetente dhe njësitë zjarrfikëse priten informacione shtesë gjatë mbrëmjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër