E mitura sillet për të lindur, policia arreston të ëmën

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 maj Zhurnal.mk – Një e mitur me dhimbje lindjeje është dërguar dje në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, ndërsa pas rastit ka intervenuar policia dhe është ndaluar nëna e saj.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar nga Klinika rreth orës 13:40, pas çka zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria 38-vjeçaren S.K. nga Shkupi.

Me babanë e të miturës, po ashtu 38-vjeçar, është zhvilluar bisedë zyrtare, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura