U pajtua me Ramën, Koço Kokëdhima përlan 5 milionë euro nga buxheti i shtetit

Nga Xh M
301 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 maj Zhurnal.mk – Pajtimi ish Pashait të Jugut Koço Kokëdhima me kryeministrin Edi Rama duket se po u kushton shtrenjt taksapaguesve shqiptarë. Që pas takimit me Ramën disa muaj më parë, Koço Kokëdhima ka nisur të fusë më thellë dorën në buxhetin e shtetit, përmes tenderave dhe kontratave klienteliste publike, me anë të kompanisë Abissnet. I certifikuar nga Gjykata Kushtetuese si hajdut i fondeve publike, Koço Kokëdhima ka marrë gjatë pesë viteve të fundit mbi 5 milionë euro para publike.

Pas gati një dekade shkëputjeje, kryeministri Edi Rama u takua disa muaj më parë me Koço Kokëdhimën, një nga figurat më të afërta të tij në vitet para ardhjes në pushtet. Marrëdhënia Rama–Kokëdhima ka qenë dikur mjaft e ngushtë. Kryeministri e ka konsideruar publikisht Kokëdhimën si mentor politik dhe strategjik, ndërsa në prag të zgjedhjeve të vitit 2013 ata ishin ndër figurat kyçe të fushatës së Partisë Socialiste.

Pas ardhjes në pushtet, raportet mes tyre nisën të ftohen për shkak të përplasjeve për partinë. Konfliktet u bënë publike dhe kulmuan me largimin e tij nga PS, duke shënuar një ndarje të plotë politike dhe personale. Në maj 2016, Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhima, me argumentin se kishte përfituar fonde publike gjatë funksionit si deputet, në kundërshtim me Kushtetutën.

Krisja me Edi Ramën erdhi pas përplasjes së Kokëdhimës me deputetë të PS, sidomos me linjën e Gramoz Ruçit. Kokëdhima, i njohur si beu apo pashai i jugut, prezantoi edhe një nismë për reformimin e PS-së, e cila u konsiderua si provokim nga Edi Rama dhe Gramoz Ruçi. Për disa muaj, Rama shkriu strukturat paralele të Koços në PS, sidomos në jug të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër