BTS fiton çmimin kryesor në AMAs për të dytin vit radhazi

Nga D. V.
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

BTS është shpallur “Artisti i Vitit” në American Music Awards për të dytin vit radhazi, duke forcuar edhe më shumë statusin e grupit si një nga emrat më të mëdhenj të muzikës globale.

Grupi koreano-jugor triumfoi përballë artistëve si Taylor Swift, Bruno Mars, Bad Bunny dhe Lady Gaga në kategorinë kryesore të ceremonies, shkruan BBC.

Përveç çmimit kryesor, BTS fitoi edhe çmimin “Kënga e Verës” me hitin “SWIM”, ndërsa grupi i labelit të tyre, Katseye, u shpall “Artisti i Ri i Vitit”.

Ndërkohë, “GOLDEN” nga filmi i animuar “K-Pop Demon Hunters” u vlerësua si “Kënga e Vitit”, ndërsa Sabrina Carpenter fitoi çmimin për “Albumin e Vitit”.

Fituesit e AMA-ve zgjidhen tërësisht nga publiku, çka e bën mbështetjen e fansave vendimtare. BTS vazhdon të mbështetet fuqishëm nga fandom-i i tyre i njohur si “ARMY”, i cili numëron miliona fansa në mbarë botën dhe konsiderohet një nga komunitetet më aktive në industrinë muzikore.

“ARMY, ia dolëm sërish!”, u shpreh lideri i grupit, RM, gjatë fjalimit të pranimit. Ai falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa anëtarët e tjerë shprehën mirënjohjen për suksesin e albumit të tyre të fundit “Arirang”.

Pas rikthimit në mars, pas një pauze disa-vjeçare për shkak të shërbimit ushtarak të detyrueshëm, BTS ka nisur një turne botëror që raportohet se ka gjeneruar mbi 1 miliard dollarë.

Turneu do të përmbyllet në Korenë e Jugut me koncerte speciale në Busan, në kuadër të 13-vjetorit të debutimit të grupit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër