Von der Leyen: M’u thye zemra pas aksidentit tragjik në Belgjikë

Nga D. V.
433 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 26 maj, Zhurnal.mk – Presidentja e Komsionit Evropian Ursula von der Leyen, reagoi sot pas përplasjes tragjike mes një autobusi shkollor dhe një treni në Buggenhout, aksident që shkaktoi disa viktima në veri të vendit.

“Zemra m’u thye kur mësova për aksidentin tragjik mes një treni dhe një autobusi shkolle në Buggenhout sot. Ngushëllimet e mia më të sinqerta u shkojnë familjeve të viktimave dhe të afërmve të tyre. Sot, Evropa qan me Belgjikën”, shkroi von der Leyen në rrjetin social X.

Mesazhi i saj vjen ndërsa autoritetet belge po hetojnë rrethanat e aksidentit, i cili ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime solidariteti nga drejtues evropianë dhe institucione të ndryshme në mbarë kontinentin.

Disa persona humbën jetën në një përplasje midis një autobusi shkollor që transportonte fëmijë dhe një treni në Belgjikën veriore.

“Ka viktima”, tha një burim pranë hetimit. pa dhënë një numër të saktë.

Zëdhënësja e policisë federale, An Berger, i tha VRT se shtatë nxënës shkolle, shoferi dhe një shoqërues ishin në bordin e autobusit shkollor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër