Është shpallur konkurs për kadetë në Akademinë Ushtarake

Nga B.M
465 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 maj, Zhurnal.mk – Akademia Ushtarake Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup ka shpallur konkurs për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe studentëve për menaxhim me kriza dhe mbrojtje e shpëtim në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027, transmeton Zhurnal.mk.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë të rinjve që dëshirojnë ta vazhdojnë arsimin dhe karrierën e tyre profesionale si oficerë të ardhshëm në kuadër të Armatës së Maqedonisë, dhe që i plotësojnë kriteret sipas konkursit të shpallur, ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të aplikojnë.

Në konkurs mund të aplikojnë kandidatët që janë shtetas të Maqedonisë, kanë përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar, nuk janë më të vjetër se 21 vjeç (në ditën e aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve) dhe janë të aftë psikofizikisht, gjë që përcaktohet nga komisioni ushtarako-mjekësor.

Informata më të detajuara mund t’ë’i gjeni në faqen zyrtare të Akademisë Ushtarake. (kliko linkun KËTU)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër