“Shqetësuese”, Numri i të porsalindurve është ulur për 4,1%

Nga B.M
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 maj, Zhurnal.mk – Shtimi negativ natyror në tremujorin e parë të këtij viti është regjistruar në 66 komuna, tregojnë të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave.

Sipas ESHS-së, në tre muajt e parë të këtij viti kanë lindur 3.380 fëmijë, që paraqet rënie prej 4,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, numri i personave të vdekur arrin në 5.342, përkatësisht është ulur për një për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Ndër të vdekurit janë evidentuar edhe nëntë foshnja, përcjell Zhurnal.mk.

Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë ulje të popullsisë në Maqedoni, duke e renditur vendin në grupin e shteteve me trendet më negative demografike në Evropë.

Arsyet kryesore janë shtimi negativ natyror dhe emigrimi, trend që tashmë prej një kohe të gjatë është i pranishëm në vend.

Sipas statistikave të Eurostat-it, numri i banorëve në vend është zvogëluar për rreth 14.500 persona në periudhë prej tre vitesh. Në vitin 2022, Maqedonia kishte 1.837.114 banorë, në vitin 2023 kishte 1.829.954, në vitin 2024 numri ra në 1.826.247, ndërsa në vitin 2025 ka zbritur në 1.822.612 banorë.

Sociologu Ilija Aceski vlerëson se problemi është mjaft kompleks. Sipas tij, mënyra se si zhvillohet vendi tashmë po i jep pasojat e veta, ndërsa rrënja e problemit qëndron te procesi arsimor dhe ndryshimi i vlerave tek të rinjtë.

Maqedonia vazhdon të jetë në krye të listës me numër të madh pensionistësh dhe gjithnjë e më pak të porsalindur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër