Shkup, 27 maj Zhurnal.mk – Opozita kërkon që vendimi për rrugën evropiane të vendit t’u kthehet qytetarëve përmes referendumit. Kryetari i Venko Filipçe deklaroi se Qeveria duhet të marrë përgjegjësi për premtimet e bëra lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian dhe t’i lejojë qytetarët të shprehin qëndrimin e tyre.
Sipas Filipçes, Qeveria kishte premtuar kushte më të mira dhe më dinjitoze në procesin e integrimit evropian, por sipas tij, këto premtime nuk janë realizuar.
“Le të shpallë Qeveria referendum, sepse ata mbajnë të gjithë përgjegjësinë për rrugën drejt BE-së. Qytetarët duhet të tregojnë qëndrimin dhe përgjigjen e vërtetë. Qeveria premtonte hyrje në Evropë me kushte ndryshe, më të mira, më krenare. Gënjyen ashtu siç gënjejnë për çdo gjë. Qytetarët duhet të vendosin”, deklaroi Filipçe.
Ai shtoi se forma dhe pyetja e referendumit mund të diskutohen, por theksoi se vendimi final duhet t’i takojë popullit.
