Partitë politike nisin zyrtarisht fushatën zgjedhore

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 maj, Zhurnal.mk – Këtë të enjte, partitë politike të Kosovës, hapin zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë fushatën me fillim nga ora 18:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Nga ora 19:30, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin hapës të fushatës në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.

Aleanca hap aktivitetet e fushatës nga Platoja e Parkut të Qytetit në Gjakovë, në ora 19:45.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës nis zyrtarisht fushatën nga sheshi i Ferizajt në ora 20:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër