Haxhiu pret në takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Nga D. V.
301 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 maj, Zhurnal.mk – U.d. presidentja eRepublikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Në takim u diskutua për rolin e këshillit si mekanizëm i rëndësishëm i komunikimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve të republikës, si dhe për nevojën që shqetësimet, propozimet dhe prioritetet e komuniteteve të trajtohen me kujdes të rregullt institucional.

Haxhiu theksoi se barazia merr kuptim kur qytetarët kanë qasje në institucione, në shërbime dhe në vendimmarrje. Ajo konfirmoi përkushtimin e presidencës për bashkëpunim të vazhdueshëm me këshillin, në shërbim të të drejtave, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve në jetën publike të Republikës së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër