Denoncoi rrejshëm se bashkëshorti ushtroi dhunë ndaj saj, arrestohet 40-vjeçarja

Nga D. V.
457 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 maj, Zhurnal.mk – Gjatë ditës së djeshme, Sektori për Punë të Brendshme në Dibër kanë arrestuar një 40-vjeçare e cila më parë kishte denoncuar bashkëshortin se e ka sulmuar fizikisht, e që rezultoi të jetë denoncim i rrejshëm. Do të parashtrohet kallëzim përkatës ndaj saj

“Më 27.05.2026 në orën 22:10, nëpunës policorë nga SPB Dibër e privuan nga liria 40-vjeçaren S.R. nga një fshat i Dibrës, pasi më herët në stacion policor kishte denoncuar rrejshëm dhunë familjare sipas nenit 366 të Kodit Penal, gjegjësisht kishte raportuar rrejshëm se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër