KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Nga D. V.
288 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 maj, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite janë disa çështje që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Mbledhja do të mbahet nga ora 13:30 në zyrat e institucionit, nën drejtimin e kryesuesit të mbledhjes, Kreshnik Radoniqi.

Sipas rendit të ditës, KQZ pritet të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimet për grupin e parë të organizatave vëzhguese për monitorimin e zgjedhjeve.

Po ashtu, në mbledhje do të diskutohet edhe rekomandimi për pezullimin e partisë politike të regjistruar “EKO LËVIZJA E GJELBËR”.

Në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor, KQZ do të shqyrtojë emërimin e këshillave të vendvotimeve të rregullta dhe me kusht, si dhe anëtarët e ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe emërimet në përfaqësitë diplomatike, autorizimi për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës, si dhe miratimi i planit operacional për ditën e zgjedhjeve.

Gjithashtu, KQZ pritet të marrë vendim edhe për pagesën e objekteve private që do të përdoren si qendra votimi për zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër