Moti sot i kthjellët në të gjithë territorin, vranësira të pakta në mesditë

Nga D. V.
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 maj, Zhurnal.mk – Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se, moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite në relievet e larta malore të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër