Albulena Haxhiu nesër në Tetovë, takim me qytetarët në Sheshin “Iliria”

Nga D. V.
673 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 maj, Zhurnal.mk – Albulena Haxhiu do të qëndrojë nesër në Tetovë, ku do të zhvillojë takim me qytetarët në Sheshin “Iliria”.

Takimi është paralajmëruar të mbahet më 30 maj, me fillim nga ora 20:00, ndërsa sipas organizatorëve, gjatë aktivitetit do të prezantohet programi qeverisës dhe vizioni politik për Kosovo.

Në njoftim thuhet se aktiviteti synon bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me qytetarët lidhur me zhvillimet politike dhe prioritetet institucionale.

Pritet që në takim të marrin pjesë qytetarë, aktivistë dhe përkrahës nga Tetova dhe rajoni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër