Shkup, 30 maj Zhurnal.mk – Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të vendit po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të mira për qarkullim, pasi rrugët janë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas informacionit të fundit, intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë shpejtësinë e lejuar, sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në akset rrugore që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe rajone malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Delçevë, ku mund të paraqiten rrëshqitje të materialeve nga shpatet përreth.
