Saranda Krasniqi vjen me projektin e ri muzikor “Hajde bukuroshe”

Nga Xh M
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja Saranda Krasniqi ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Hajde Bukuroshe”, një projekt që sjell ritëm, energji dhe frymën e muzikës shqiptare.

Kënga është realizuar me tekst nga Sami Aliu, ndërsa muzika mban firmën e Emin Aliut. Për orkestrimin është përkujdesur Habib Meçe, kurse miksimi dhe masterizimi janë realizuar në Studio Xheni në Shkup.

Me interpretimin e saj karakteristik dhe zërin e veçantë, Saranda Krasniqi sjell një këngë që pritet të pëlqehet nga publiku dhe të gjejë vend në repertorin e adhuruesve të muzikës popullore shqiptare.

“Hajde Bukuroshe” vjen e shoqëruar edhe me videoklip, duke kompletuar një projekt të kuruar me kujdes në çdo detaj. Kjo këngë është dëshmi e vazhdimësisë së angazhimit të Sarandës për të sjellë krijime të reja dhe për të qëndruar pranë publikut të saj me projekte cilësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër