Ziadin Sela në Kongresin e Lidhjes Shqiptare: Sot nuk përfundon, sot nis gjithçka

Nga Xh M
662 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 maj Zhurnal.mk – Në Kongresin e parë të partisë, e cila tashmë do të veprojë me emrin e ri Lidhja Shqiptare, kryetari Ziadin Sela u dërgoi një mesazh të qartë aktivistëve dhe mbështetësve, duke theksuar se ky nuk është fundi i një etape politike, por fillimi i një rrugëtimi të ri.

“Sot nuk përfundon, sot nis gjithçka”, deklaroi Sela para delegatëve të kongresit, duke shtuar se përpara partisë qëndrojnë shumë sfida dhe angazhime që kërkojnë punë të vazhdueshme në terren dhe organizim më të fuqishëm.

Ai njoftoi gjithashtu për zgjerimin e strukturave organizative të partisë përmes krijimit të nëndegëve të reja, me synimin për të forcuar praninë dhe komunikimin me qytetarët në çdo vendbanim.

Në fjalimin e tij, Sela theksoi se Lidhja Shqiptare nuk do të qëndrojë duarkryq përballë, siç tha ai, tendencave për cenimin e të drejtave të shqiptarëve. Sipas tij, partia do të jetë aktive dhe e zëshme në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe qytetare, duke iu përgjigjur çdo sfide politike me angazhim dhe veprim konkret.

Kreu i Lidhjes Shqiptare ritheksoi edhe qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, duke folur për proceset që prekin shqiptarët, si dhe për çështjen e pjesëmarrjes në Qeveri, temë e cila vazhdon të mbetet në fokus të debatit politik.

Kongresi shënoi zyrtarisht fillimin e kapitullit të ri politik të partisë nën emrin Lidhja Shqiptare, me drejtuesit që e cilësuan këtë transformim si një hap drejt riorganizimit dhe forcimit të veprimit politik në periudhën që vjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër