VLEN mban mbledhjen e Kuvendit Qendror, rikonstruimi i Qeverisë në fokus

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Mavrovë, 31 maj Zhurnal.mk – Për herë të parë që nga themelimi si parti e bashkuar, VLEN po mban sot mbledhjen e Kuvendit Qendror në Mavrovë, mbledhje që pritet të zgjasë deri në mbrëmje.

Tema kryesore e ditës është rikonstruimi i pritshëm i Qeverisë. Është tashmë e sigurt se nga ekzekutivi do të largohen Fatmir Limani dhe Arben Fetai, ndërsa po diskutohet edhe mundësia e ndryshimeve dhe rrokadave të dikasterëve mes partnerëve të koalicionit.

Gjatë mbledhjes do të bëhet një vlerësim i funksionarëve sipas performancës, do të prezantohen punët e realizuara dhe do të ketë ballafaqim me situatën aktuale politike në vend.

artikuj të ndërlidhura