Së shpejti zona B e parkimit në Kumanovë

Nga Xh M
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 maj Zhurnal.mk – Për shkak të numrit të shtuar të automjeteve dhe frekuentimit të vazhdueshëm nga komunat fqinje si Likova, Kriva Pallanka, Kratova, Nagorici i Vjetër e Rankovci, në qytetin e Kumanovës nevojat për vendparkime të reja shtohen gjithnjë e më shumë. Shi për këtë arsye komuna e Kumanovës paralajmëron t’i zgjerojë kapacitet e vend parkimeve në qytet duke sjellur edhe “Zonën B” të parkimit në pjesë të ndryshme të Kumanovës.

“Po përpiqemi ti zgjerojmë kapacitetet për shërbimet e parkimit me sjelljen e zonës B, në bashkëpunim me vetë qytetarët. Ashtu siç kam premtuar në zgjedhje për të gjithë ata qytetarë ku do të sillet “Zona B”, qytetarët që jetojnë në ato zona do të kenë parking falas, kurse të tjerët do të paguajnë në bazë të vendimit që është në fuqi, kurse i sjellur nga ana e këshillit të komunës qysh para 9 vitesh.”, shtoi mes tjerash Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës.

Për këtë qëllim tash ka filluar pastrimi i lokaliteteve ku planifikohen këto pjesë të “Zonës B” të parkimit që e njejta të fillojë së shpejti të funksionojë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër