Pesë të vdekur pas shpërthimit në fabrikën e armëve

Nga D. V.
527 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Suel, 01 qershor, Zhurnal.mk – Të paktën pesë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, pas një shpërthimi që ndodhi sot në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes në Korenë e Jugut, raportoi agjencia e lajmeve “Yonhap”.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit, në fabrikën e kompanisë “Hanwha Aerospace” në qytetin e Daejeonit, rreth 150 kilometra në jug të Seulit.

Pamjet nga vendngjarja treguan re të dendura tymi të zi që ngriheshin mbi godinë.

Kryeministri i Koresë së Jugut, Kim Min Seok, urdhëroi autoritetet të mobilizonin të gjithë personelin dhe pajisjet e disponueshme për operacionet e shpëtimit.

Zyrtarët paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet.

Objekti në Daejeon konsiderohet një qendër e rëndësishme e industrisë së mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Sipas mediave lokale, aty prodhohen motorë raketorë dhe lëndë shtytëse për raketa.

Shkaqet e shpërthimit nuk janë bërë ende të ditura dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Fabrika ka qenë edhe më parë skenë e incidenteve vdekjeprurëse.

Në vitin 2018, pesë persona humbën jetën në një shpërthim, ndërsa tre të tjerë u vranë në një aksident të ngjashëm në vitin 2019.

Sipas medias koreano-jugore “News1”, edhe shpërthimi i fundit mund të ketë lidhje me punimet që përfshijnë sistemet e shtytjes raketore, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër