Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 3,84 % në raport me vendimin e datës 26.5.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 6,50 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 3,238 den/kg dhe tani do të jetë 47,906 den/kg.

Në këtë përllogaritje është marrë parasysh shuma e ulur e akcizave për 2,00 den/l te EURODIZELI (D-Е V) dhe te benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98.

Nga data 2.6.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 88,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 90,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 85,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 87,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 47,906 (denarë/kilogram).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër