1,140
Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet që nesër të dalë me vendim për përllogaritjen e re të çmimeve të karburanteve. Në rast se do të ketë ndryshime, përkatësisht nëse çmimet e derivateve të naftës do të rriten apo do të ulen, vendimi do të hyjë në fuqi nga mesnata e nesërme. Vendimi i fundit i Komisionit Rregullator, i marrë më 26 tetor, solli uljen e të dy llojeve të benzinës për nga pesë denarë. Aktualisht, një litër Eurosuper BS-95 kushton 91 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 kushton 93 denarë. Ndërkaq, çmimi i naftës mbeti i pandryshuar, në 99 denarë për litër.
