Numri i të punësuarve është ulur në industri

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 nëntor Zhurnal.mk – Në industrinë e Maqedonisë së Veriut kemi ulje të numrit të të punësuarve, ashtu që brenda një viti kemi ulje për 11.3 përqind te sektori I prodhimit të veshjeve.

“Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.9% në muajin shtator të vitit 2026 krahasuar me muajin shtator të vitit 2025”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, kjo ulje është e ngjashme edhe në periudhën janar-shtator brenda dy viteve.

Përveç te prodhimi i veshjeve që kemi ulje për 11.3 përqind, rënie kemi edhe te nxjerrja e qymyrit për 7.9 përqind dhe në sektorë tjerë.

Ndërkohë, rritje u regjistrua te prodhimi i produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike (10.8 %), furnizimi me energji elektrike (1.5 %), prodhimi i pijeve, ushqimeve dhe produkteve të gomës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër