Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA

Nga D. V.
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 02 qershor, Zhurnal.mk – Në kuadër të hetimeve për dosjen “21 janari” , Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgojë për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011 ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se dërgimi i audio-komunikimeve të zinxhirit komandues të Gardës, është dërguar prej disa javësh përmes një letër porosie në një laborator të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë ndihmës së ofruar nga autoritetet gjyqësore amerikane, raporton euronews.al

Fillimisht kërkohet verifikimi i autenticitetit të materialit dhe më pas do të kalohet në krahasimin e zërave që janë pjesë e komunikimit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar kaseta origjinale e dorëzuar nga familjarët e te ndjerit Aleks Nika, një prej viktimave të plumbave në 21 janar.

Prokuroria e Posaçme është në pritje të ardhjes së përgjigjes nga SHBA për të vijuar me veprimet e tjera hetimore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër