Dy kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor kaluan filtrin e komisionit parlamentar

Nga D. V.
760 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 02 qershor, Zhurnal.mk – Me 7 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, Artin Islami dhe Feuzi Xhaferi e kaluan filtrin e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime.

Kandidatët i propozoi deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku. Ai theksoi se dy kandidatët me përvojën dhe profesionalizmin e tyre do të mund të ndikojnë në rritjen e besimit të këtij institucioni të rëndësishëm në sistemin gjyqësor.

Dy kandidatët e propozuar ishin në listën e 7 të paraqiturve në konkurs.

Kandidatët që nuk e kaluan filtrin janë Sabedin Dauti, Shpresa Dauti, Elvir Iseini, Fatmir Emrullai dhe Fadil Xhelili.

Kandidaturat duhet të marrin pëlqimin në seancë plenare. Kjo është hera e tretë që po tentohet zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër