Mexhiti – Christoph Sommer: Zvicra mbetet partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit

Nga Xh M
929 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Christoph Sommer, gjatë të cilit u diskutua për zhvillimet aktuale politike, proceset reformuese dhe perspektivën evropiane të vendit.

Gjatë takimit, Mexhiti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Konfederata Zvicerane i ka ofruar Maqedonisë së Veriut në fusha me rëndësi për zhvillimin demokratik, institucional dhe ekonomik.

“Zvicra ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm i vendit tonë. Mbështetja e saj e vazhdueshme për proceset reformuese, zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian paraqet një kontribut të çmuar për të ardhmen e vendit,” u shpreh Mexhiti.

Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik në funksion të avancimit të reformave dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër